Fake News - Infosoft Group
18398
page-template,page-template-blog-large-image,page-template-blog-large-image-php,page,page-id-18398,ajax_fade,page_not_loaded,,qode-theme-ver-16.6,qode-theme-bridge,wpb-js-composer js-comp-ver-8.2,vc_responsive
 

Fake News

Infosoft Group dhe të gjitha kompanitë që bëjnë pjesë në këtë Grup operojnë në përputhje të plotë me legjislacionin në fuqi, si dhe në përputhje me standardet më të larta të etikës profesionale dhe integritetit në biznes.

 

Megjithatë, disa portale dhe media sociale, duke spekuluar dhe keqpërdorur lirinë e fjalës, kanë publikuar shkrime plotësisht të pavërteta në lidhje me kompanitë e Infosoft Group apo themeluesin e Grupit, z. Grigor Joti.

 

Dëshirojmë të theksojmë se asnjë nga mediat apo portalet kombëtare dhe me reputacion mediatik si Top Channel, TV Klan, RTSH, BIRN etj., nuk kanë publikuar apo shpërndarë ndonjë informacion me përmbajtje negative për ndonjërën prej kompanive të Grupit apo për z. Joti.

 

Në funksion të transparencës dhe me ndjenjën e përgjegjësisë për informimin e saktë të publikut, po paraqesim fakte të verifikueshme publikisht që dëshmojnë qartësisht pavërtetësinë e këtyre publikimeve.