Grupi - Infosoft Group
14495
page-template,page-template-full_width,page-template-full_width-php,page,page-id-14495,ajax_fade,page_not_loaded,,qode-theme-ver-16.6,qode-theme-bridge,wpb-js-composer js-comp-ver-7.4,vc_responsive
 

Grupi

Solution Provider, System Integration, Software Development

InfoSoft Systems Group i specializuar në integrimin e sistemeve informatike, ofron konsulencë teknike, implementim të zgjidhjeve më të fundit të Teknologjisë së Informacionit dhe suport shërbimesh për institucionet, bizneset e vogla, të mesme dhe të mëdha.

Infosoft Systems Group bashkëpunon ngushtësisht me klientët duke i ndihmuar ata të zgjerojnë dhe zhvillojnë biznesin e tyre. Duke përdorur dhe vlerësuar zgjidhjet teknologjike më të fundit të ofruara nga partnerët ndërkombëtarë, InfoSoft Systems Group pasuron dhe thjeshton kanalet e komunikimit, duke e bërë informacionin të aksesueshëm kudo dhe në çdo kohë.

Info Business Solutions, bazuar në njohuritë e thelluara në industrinë e Teknologjisë së Informacionit,  ofron zgjidhje ERP për bizneset e vogla, të mesme dhe të mëdha.  Certifikuar nga Microsoft, Info Business Solutions garanton cilësi shërbimi dhe konsulence.

Distribucioni i Produkteve IT

ITD Group është Distributori IT lider në rajonin Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e Veriut. Me një prezencë të konsoliduar në të tre këto shtete, prej më shumë se 20 vjet, ITD Group sjell me dedikim dhe profesionalizëm një portofol të gjerë produktesh IT, jo thjesht për të plotësuar nevojat e çdo segmenti tregu në këtë industri, por për të qenë gjithmonë në pararojë, duke sjellë inovacion dhe integritet.

Distributor prej vitesh i brandeve më të njohura, ITD targeton si segmentin Consumer dhe atë Commercial nëpërmjet një stafi profesional dhe të përkushtuar në të tre shtetet.

Distribucioni i Produkteve të Konsumit

IBD Group është një prej grupeve të para në Shqiperi në fushën e Distribucionit të produkteve të konsumit.

Me një rrjet të gjerë distribucioni dhe shtrirje në të gjithë vendin, kompanitë InterBrands sh.p.k, Inter Trade&Distribution sh.p.k, Inter Distribution Services sh.p.k, janë kompanitë më të mëdha të distribucionit të produkteve të konsumit në Shqipëri.

Investim në Real Estate

Aktiviteti Real Estate i Infosoft Group është i përbërë nga dy kompani, të cilat zotërojnë prona kryesisht tregtare të vendosura në zonat më strategjike të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut dhe tokë në afërsi të tyre ose në zona të tjera me potencial të lartë zhvillimi. Këto prona përdoren më së shumti për aktivitetet ditore të Grupit, ose u jepen me qira palëve të tjera.

Shërbime Administrative dhe Logjistike për Grupin

Infosoft Group investon në krijimin, unifikimin dhe ruajtjen e standardeve të menaxhimit të biznesit dhe cilësisë për të gjitha kompanitë e Grupit, përmes kompanive Infosoft Management Services sh.p.k dhe IMLS sh.p.k