Infosoft Group | Politika e rekrutimit dhe mbrojtjes se te dhenave personale
17261
page-template-default,page,page-id-17261,ajax_fade,page_not_loaded,,qode-theme-ver-16.6,qode-theme-bridge,wpb-js-composer js-comp-ver-5.5.1,vc_responsive
 

Politika e rekrutimit dhe mbrojtjes se te dhenave personale

DEKLARATË PËR POLITIKAT E PRIVATËSISË MBI REKRUTIMIN

 

I nderuar aplikant!

Kjo është faqja zyrtare për rekrutimin e kandidatëve për punë pranë shoqërive të InfoSoft Group. Duke vlerësuar interesimin tuaj për t’u punësuar në Grupin tonë, ju sqarojmë se InfoSoft Management Services sh.p.k është shoqëria e autorizuar për ofrimin e shërbimeve për rekrutimin e kandidatëve për punë.

Kjo shoqëri siguron çdo aplikant se të dhënat që mbërrijnë në bazën e të dhënave të saj, ruhen me sistem sigurie të lartë dhe njëkohësisht është e përkushtuar të zbatojë rigorozisht të gjithë kuadrin ligjor, në mbrojtje dhe respektim të çdo veprimi të lidhur me të dhënat e paraqitura. Më konkretisht, sipas përcaktimeve të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, Ligjit ne fuqi (Nr. 9887 date 10.03.2008) “Per Mbrojtjen e të Dhënave Personale” dhe aktet nënligjore për zbatim.

Me dëshirën për të patur një bashkëpunim sa më efiçent, garantojmë se përpunimi i të dhënave tuaja do të bëhet vetëm për qellime rekrutimi pranë shoqërive tona, në funksion të vlerësimit të përshtatjes suaj me kriteret e posteve vakante.

Në cilësinë e kontrolluesit dhe përpunuesit, kemi marrë masat e duhura për të mbrojtur të dhënat personale nga shkatërrime të paligjshme dhe/apo aksidentale, humbjes, manipulimit si dhe aksesit apo përhapjes së tyre nga persona të paautorizuar.

Referuar legjislacionit në fuqi kushtuar mbrojtjes së të dhënave personale, nëpërmjet një kërkese dërguar me postë elektronike në adresën zyrtare personel@infosoftgroup.com.al, ju keni të drejtë të kerkoni korrigjimin e të dhënave tuaja, plotësuar vullnetarisht gjatë aplikimit për punësim.

Duke klikuar mbi Pranoj, ju jepni pëlqimin tuaj për përpunimin e të dhënave të paraqitura nga ju, në formularin e aplikimit për punësim dhe fazave të tjera të rekrutimit. Procesi i përzgjedhjes, gjithashtu nënkupton se të dhënat tuaja mund të transferohen nga Infosoft Management Services sh.p.k, në një shoqëri tjetër brenda Infosoft Group.

Të dhënat tuaja do të ruhen në bazën tonë të të dhenave për një periudhë 1 vjecare dhe do të konsiderohen për qëllime rekrutimi, jo vetëm për postet aktuale vakante, por edhe për mundësi të tjera punësimi që mund të shfaqen në të ardhmen, në shoqëritë e InfoSoft Group.