Infosoft Group: ...Stronger together... - Infosoft Group
17036
post-template-default,single,single-post,postid-17036,single-format-standard,ajax_fade,page_not_loaded,,qode-theme-ver-16.6,qode-theme-bridge,wpb-js-composer js-comp-ver-7.4,vc_responsive
 

Infosoft Group: …Stronger together…

Infosoft Group: …Stronger together…

Infosoft Group është themeluar në vitin 1991, duke u zgjeruar dhe zhvilluar vazhdimisht, për t’u shndërruar në një nga Sipërmarrjet më të mëdha në Shqipëri.

Infosoft Group, është një nga 5 Grupet më të medha në tregun e Shqipërisë dhe Grupi më i madh në fushën e IT në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, llogaritur si një treg i përbashkët.

Infosoft Group përbëhet nga 15 kompani me shtrirje në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut dhe ofron zgjidhje me performancë të lartë në fushën e teknologjisë së informacionit përmes kompanive: InfoSoft Systems Prishtinë, Infosoft Systems Shkup, CPP, Info Business Solutions, inovacion dhe distribucion të një portofoli të gjerë produktesh IT, përmes kompanive ITD Tiranë,  ITD Prishtinë, ITD Shkup, distribucion të produkteve të konsumit, përmes kompanive InterBrands, Inter Trade & Distribution, Inter Distribution Services.

InfoSoft Group ka investuar dhe në tregun e pasurive të paluajtshme. Aktiviteti Real Estate i Infosoft Group  përbëhet nga kompanitë InRE  dhe InveG, të cilat zotërojnë prona kryesisht tregtare, të vendosura në zonat më strategjike të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.

Infosoft Group ka ndërtuar, unifikuar dhe ruan  standardet më të larta të menaxhimit të biznesit dhe cilësisë për të gjitha kompanitë e Grupit, përmes kompanive  Investment Joti-Infosoft Group, Infosoft Management Services dhe IMLS.

Në eksperiencën 31 vjecare, partnerët dhe klientët e Infosoft Group kanë qenë rezultat i pamohueshëm i sukseseve. Si lider në treg, Infosoft Group vazhdon të bashkëpunojë me profesionalizëm me prodhuesit më të njohur ndërkombëtarë si, Microsoft, HP, Cisco, IBM, Oracle, Dell-EMC, Lenovo, Mars Wrigley, Ferrero, Colgate Palmolive, Philip Morris etj. si dhe me klientë të rëndësishëm.

Suksesi i Grupit është ngritur jo vetëm mbi vizionin, vlerat, profesionalizmin por edhe mbi punën, pasionin dhe suksesin e çdo punonjësi.

No Comments

Post A Comment