30 Vjet Infosoft Group - Infosoft Group
18075
post-template-default,single,single-post,postid-18075,single-format-standard,ajax_fade,page_not_loaded,,qode-theme-ver-16.6,qode-theme-bridge,wpb-js-composer js-comp-ver-7.4,vc_responsive
 

30 Vjet Infosoft Group

30 Vjet Infosoft Group

Infosoft Group shënoi 30 Vjetorin e krijimit të tij, si Grupi i parë më jetëgjatë në tregun e Shqipërisë.

I përbërë nga 15 kompani, me shtrirje në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, Infosoft Group është një ndër 5 Sipërmarrjet më të mëdha në Shqipëri si dhe Grupi më i madh në fushën e IT për rajonin Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e Veriut, llogaritur si një treg i përbashkët.

Në këtë rrugëtim të gjatë, suksesi i Infosoft Group është ngritur mbi vizionin, punën, përkushtimin, pasionin e çdo punonjesi si dhe bashkëpunimin me klientët  dhe partnerët ndërkombëtare, Liderë botërorë si: Microsoft, HP, Cisco, IBM, Oracle, Dell-EMC, Lenovo, Mars Wrigley, Ferrero, Colgate Palmolive, Philip Morris etj.

Slogani i InfoSoft Group “…Stronger Together…”, më shumë se kurrë, na motivon për të qenë gjithmonë të bashkuar për sfidat e reja që na presin.

No Comments

Post A Comment