Njoftim për trajnim - Infosoft Group
17973
post-template-default,single,single-post,postid-17973,single-format-standard,ajax_fade,page_not_loaded,,qode-theme-ver-16.6,qode-theme-bridge,wpb-js-composer js-comp-ver-7.8,vc_responsive
 

Njoftim për trajnim

Njoftim për trajnim

Dëshiron të bëhesh profesionist i sistemeve ERP por edhe të fitosh mundësinë për një një vend pune? Ky është momenti yt.

Info Business Solutions sh.p.k, pjesë e InfoSoft Group, mundëson trajnim në Implementimin e Microsoft Dynamics Nav/Business Central.

Microsoft Dynamics NAV, njohur si NAVISION, është zgjidhje e integruar ERP (Enterprise Resource Planning) zhvilluar nga lideri i sistemeve kompjuterike të menaxhimit për biznesin, Microsoft. Navision/BC siguron një platformë të besueshme dhe të qëndrueshme e cila ndihmon në menaxhimin e proceseve operacionale të kompanise duke filluar nga menaxhimi financiar dhe kontabël, zinxhiri i furnizimeve, menaxhimi i marrëdhënieve me klientet dhe shitjet, menaxhimin e inventari etj.

Informacione mbi trajnimin:

  1. Trajnimi do të kombinojë të mësuarit teorik dhe angazhim në projekte praktike në ambientet tona të punës.
  2. Ai do të jetë i organizuar në module dhe do të përfshijë punë në grup, diskutime, simulime, prezantime të shkurtra et
  3. Në dispozicion të studentëve do të vihen materiale, literaturë informuese, udhëheqës për trajnimin.
  4. Instruktorët tanë janë ekspertë të fushave të tyre dhe plotësojnë kriteret më të larta për mësimdhënien e programeve zyrtare të trajnimeve.
  5. Kohëzgjatja e këtij programi trajnimi do të jetë 5 javë, shtrirë në periudhën 17.05.2021-18.06.2021, nga e hëna në të premte, rreth 3-4 orë në ditë.
  6. Pagesa për pjesëmarrje në trajnim do të jetë 10.000 lekë me TVSH.
  7. Në përfundim të trajnimit kandidatet do të pajisen me çertifikatën e cila dëshmon pjesëmarrjen e tyre në këtë trajnim.
  8. Kjo certifikatë e lëshuar nga kompania jonë vërteton se studenti ka marrë pjesë në të gjithë trajnimin, ka rritur njohuritë e tij teknike dhe profesionale mbi përdorimin e kësaj platforme dhe ka përfunduar me sukses të gjitha detyrat dhe testimet.
  9. Pjesëmarrësve, të cilët do të identifikohen dhe do të kenë rezultate të larta në testet që do të kryhen, kompania do t’ju ofrojë kontratë punësimi në rolin Software Developer.

Kriteret për studentët:

  • Diplomë Universitare në degët: Informatikë, Informatikë Ekonomike/Biznesi, Inxhinieri Informatike, Teknologji informacioni & Komunikimi, ose në zhvillim të studimeve Master.
  • Rezultate të mira gjatë studimeve.
  • Përkushtim dhe obligim për pjesëmarrje të rregullt.
  • Njohuri të mira te gjuhës angleze. E preferueshme gjithashtu dhe njohurite ne gjuhen italiane.
  • Aftësi shumë të mira për të punuar në grup.
  • Aftësi të mira komunikuese dhe organizative.

Për të aplikuar ju lutem dërgoni CV-te dhe dokumente të tjera që vërtetojnë kualifikimet tuaja në adresen e-mail: humanresources@infosoftgroup.com.al.

Studentët që plotësojnë kushtet e lartpërmendura do t’i nënshtrohen procesit të  intervistimit dhe testimit nga Departamenti i Burimet Njerëzore.

No Comments

Post A Comment