Karriera - Infosoft Group
17088
page-template,page-template-full_width,page-template-full_width-php,page,page-id-17088,ajax_fade,page_not_loaded,,qode-theme-ver-16.6,qode-theme-bridge,wpb-js-composer js-comp-ver-7.8,vc_responsive
 

Karriera

Kultura e punës Infosoft

“Kompania të cilën zgjedh që të qëndrosh është një reflektim i asaj se kush je ti”

Në Infosoft Group, ne punojmë me vlera të larta të etikës dhe integritetit në të bërit biznes. Kultura jonë e punës bazohet mbi bashkëpunimin e ngushtë mes punonjësve dhe kompanisë, respektimin e integritetit të punonjësve, standardeve, rregullave të qarta dhe të mirëkuptuara, fleksibilitetit për ide të reja dhe inovacion me qëllim ofrimin e shërbimeve dhe produkteve që plotësojnë apo tejkalojnë kërkesat e klientëve tanë.

Mundësitë e zhvillimit Infosoft

Në Infosoft Group, çdo ditë e punës tuaj do të shoqërohet me sfida ku veprimi juaj do të ketë ndikim të qenësishëm. Ju do të përballeni me situata dhe nevoja fluide, me karaktere dinamike të bashkëpunëtoreve, të cilët kërkojnë shërbime/produkte me nivele të larta përformance për të ofruar zgjidhje sa më të përshtatshme.

Ne inkurajojmë, investojmë dhe vendosim burimet tona njerëzore në pozita të tilla që ato të japin më të mirën e tyre për rritjen në karrierë brenda Infosoft, duke kontribuar më së miri në shërbimin ndaj klientëve dhe në marrëdhëniet me kolegët.

A jeni gati të kontribuoni edhe ju?

Procesi i rekrutimit

Procedura e rekrutimit përcakton në mënyrë precize të gjithë hapat që ndiqen për rekrutimin e punonjësve në Infosoft Group, bazuar në kriteret bazë për arsimim, trajnim, kualifikim, eksperiencën dhe kërkesa të tjera specifike të lidhura direkt me postin e punës. Ky proces kryhet në zbatim të plotë të legjislacionit në fuqi, duke respektuar të drejtat e individit dhe politikat jodiskriminuese për shkak të racës, kombësisë, gjinisë, moshës, aftësive të veçanta etj. Rekrutim i pasuksesshëm për një kompaninë do të thotë kosto dhe kohë e shpenzuara në mënyrë joefiçente. Për të shmangur këtë kosto, ne përpiqemi që nëpërmjet metodave dhe praktikave më të mira të rekrutimit, të përzgjedhim kandidatë sa më profesionalë.

Programet e trajnimit për stafin

Infosoft Group synon trajnimin dhe certifikimin e stafit me qëllim përmirësimin e performancës, rritjen profesionale brenda strukturës së kompanisë. Infosoft Group angazhohet për zhvillimin dhe trajnimin e vazhdueshëm të punonjësve në funksion të përmirësimit dhe realizimit të detyrave të postit të punës. Trajnimet janë të natyrave të ndryshme, duke filluar që nga on-job training, trajnime on-line, pjesëmarrje në trajnime të ndryshme brenda dhe jashtë vendit etj.

Motivimi i punonjësve

InfoSoft Group i kushton një rëndësi të veçantë motivimit të punonjësve. Metodat që përdoren për motivimin e stafit janë specifike dhe varen nga situatat konkrete, pozicioni i punës apo karakteristikat e punonjësve. Ne kujdesemi që çdo punonjës i secilës prej kompanive të InfoSoft Group të ndihet i motivuar moralisht dhe financiarisht. Për këtë arsye, ne njihemi vazhdimisht me praktikat më të avancuara ndërkombëtare të motivimit të punonjësve, duke i përshtatur ato me nevojat dhe karakteristikat tona.

Apliko









    Upload Cv