InfoSoft Group solidarizohet dhe mbështet rindërtimin e zonave të prekura nga tërmeti - Infosoft Group
17657
post-template-default,single,single-post,postid-17657,single-format-standard,ajax_fade,page_not_loaded,,qode-theme-ver-16.6,qode-theme-bridge,wpb-js-composer js-comp-ver-7.4,vc_responsive

InfoSoft Group solidarizohet dhe mbështet rindërtimin e zonave të prekura nga tërmeti

InfoSoft Group solidarizohet dhe mbështet rindërtimin e zonave të prekura nga tërmeti

 

Tërmeti shkatërrues i dt.26.11.2019, la gjurmë të thella tek secili prej nesh. U solidarizuam me të gjitha familjet që u prekën drejtpërdrejt nga ky tërmet, duke humbur jo vetëm banesat por edhe më të dashurit e tyre. Secili prej nesh, në mënyrë njerëzore, ka qenë pranë këtyre familjeve, si mbështetje për tejkalimin e pasojave dhe dëmeve që la ky tërmet.

Ajo që kuptuam këto ditë ishte që një forcë më e madhe njerëzore, si solidarizimi dhe mbështjetja, mund ta mundë këtë fatkeqësi, për të vazhduar jetën.

Me krenari sot u solidarizuam dhe mbështesim rindërtimin e zonave të prekura nga tërmeti, në kuadër të nismës “Shqipëria Solidare”.

Bordi Drejtues i InfoSoft Group, me mbështjetjen e drejtuesve të kompanive, vendosi t’i bashkohet nismës “Shqipëria Solidare”, duke akorduar në ndihmë të të prekurve nga tërmeti, shumën prej 500 milion lekë të vjetra. Ky kontribut do të derdhet nga kompanitë e Grupit në llogarinë zyrtare të publikuar nga Qeveria e Shqipërisë, si fond për rindërtimin e zonave të prekura nga tërmeti.

InfoSoft Group, në këto momente të vështira, i qëndron pranë çdo qytetari dhe mbështet të gjitha iniciativat për lehtësimin jo vetëm të dëmit fizik, por edhe të atij psikologjik.

Slogani i InfoSoft Group “Stronger Together”, më shumë se kurrë na motivon për të qenë gjithmonë të bashkuar.

No Comments

Post A Comment