22 Jun Infosoft Group kërkon të punësojë: Specialist i Burimeve Njerëzore
Të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në dhe dokumente të tjera që vërtetojnë kualifikimet e tyre, në adresën e_mail: humanresources@infosoftgroup.com.al. Të dhënat që do të paraqitni do të ruhen dhe përpunohen vetëm për qëllime rekrutimi.
Kërkesa për kandidatët
- Njohje shumë e mirë e të gjitha proceseve të punës që kryhen në Departamentin Burime Njerëzore
- Njohuri shumë të mira rreth Kodit të Punës
- Njohuri shumë të mira mbi dokumentacionin që përdoret në Burime Njerëzore
- Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze
- Njohuri shumë të mira rreth programeve bazë kompjuterike (word, excel, power point etj.)
- Te jetë i/e pajisur me certifikata që dëshmojnë kualifikime të ndryshme në fushën e Burimeve Njerëzore (e preferuar)
Aftësi të tjera:
- Aftësi të mira analitike
- Aftësi shumë të mira komunikuese dhe organizative
- Aftësi për të punuar në grup
Arsimimi dhe eksperienca:
- Diplomë universitare
- Minimalisht 3 vjet eksperiencë pune si Specialist i Burimeve Njerëzore në kompani private
Detyrat kryesore:
- Zhvillon teknika të headhunting: identifikim, investigim, mbledhje të fakteve dhe opinioneve, përgatitja për takim të personave që do bëjnë headhunting, përfshirje e menaxherëve të kompanisë në headhunting.
- Planifikon rekrutimet e kompanisë, në bazë të objektivave të biznesit dhe nevojave afatshkurtra/afatmesme dhe afatgjata për rritje të kapaciteteve në Burime Njerëzore.
- Zhvillon metoda për waiting list, zhvillim profesional të kandidatëve përpara punësimit, përfshirjen në internshipe, programe seminaresh dhe trajnimesh, bashkëpunim me universitetet për identifikim të talenteve.
- Përcakton në bashkëpunim me përgjegjësit e departamenteve të Core Competences (Aftësive primare profesionale) të punonjësve aktuale/kandidatëve potencialë dhe krijimi i profilit soft për grupe profesionesh kyçe në kompani (Sales/engineers/managers/assistant).
- Publikimi i posteve, komunikimi me institucione që janë burim kandidatësh.
- Hartimi i testeve të ndryshme logjike që masin shkallën e inteligjencës & aftësive personale të kandidatit.
- Administrimi i të gjitha CV-ve, selektimi dhe intervistimi dhe vlerësimi i kandidatëve për pozicione të ndryshme pune.
- PR dhe Marketing për kompaninë mbi vlerat dhe përfitimet e të qënurit pjesë të saj tek kandidatët dhe palë të treta, duke e adresuar kompaninë, si punëdhënës të preferuar të kërkuesve për vende pune.
Të dhënat që do të paraqitni nëpërmjet aplikimit tuaj do të ruhen dhe përpunohen vetëm për qëllime rekrutimi, në mbështetje të legjislacionit në fuqi për mbrojtjen e të dhënave personale. Më konkretisht, sipas përcaktimeve të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, Ligjit në fuqi (Nr. 9887 datë 10.03.2008) “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale” dhe akteve nënligjore për zbatim
No Comments