31 May Info Business Solutions Shpk, kërkon të punësojë: Microsoft ERP Consultant SLA
Të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në dhe dokumente të tjera që vërtetojnë kualifikimet e tyre, në adresën e_mail: humanresources@infosoftgroup.com.al. Të dhënat që do të paraqitni do të ruhen dhe përpunohen vetëm për qëllime rekrutimi.Detyra dhe përgjegjësi:
- Konsulenti i Biznesit SLA është përgjegjës për shërbimin e mirëmbajtjes së sistemeve që kompania ka implementuar tek klientët e saj.
- Kryen procesin e marrjes dhe analizës së kërkesave për shërbim nga klientët, kryerjen e suportit të nevojshëm brenda nivelit të kontratës dhe autoritetit, përshkallëzimin e kërkesës në nivel teknik kur kërkohet ekspertizë/zgjidhje teknike.
- Komunikon me klientin për zgjidhjen/nevojat/etj., dhe deri në zgjidhjen/përfundimin me sukses të kërkesës.
- Bashkëpunon me pjestarët e tjerë të ekipit për realizimin në kohë dhe me cilësi të detyrave të ngarkuara.
- Përgjegjës për ofrimin e mbështetjes ndaj përdoruesve të sistemit Microsoft Dynamics NAV dhe Business Central duke siguruar që po operojnë si duhet dhe në përputhje me kërkesat e sistemit.
- Përgatit dokumentacionin teknik për të gjitha çështjet e realizuara duke shpjeguar imtësisht zgjidhjen teknike që është dhënë.
- Kryen procesin e analizës funksionale dhe teknike për kërkesat për shërbim dhe kërkesat për ndryshim te klientit.
Kërkesa për kandidatët:
- Diplomë universitare në shkenca kompjuterike ose ekonomike.
- Minimalisht 3 vjet eksperiencë pune (e preferueshme ne profile të ngjashme ose në financë).
- Të njohë mirë programet financiare (e preferueshme NAV, Business Central.)
- Të njohë mirë planin kontabël dhe natyrën e regjistrimeve kontabël
- Të ketë njohuri shumë të mira rreth programeve bazë kompjuterike (word, excel, power point etj.).
- Të ketë aftësi të mira komunikuese dhe negociuese me klientin.
- Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze dhe italiane.
- Të ketë aftësi për t’u përshtatur me punën sipas prioriteteve.
- Të jetë fleksibël ndaj ndryshimeve organizative.
Të dhënat që do të paraqitni nëpërmjet aplikimit tuaj do të ruhen dhe përpunohen vetëm për qëllime rekrutimi, në mbështetje të legjislacionit në fuqi për mbrojtjen e të dhënave personale. Më konkretisht, sipas përcaktimeve të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, Ligjit në fuqi (Nr. 9887 datë 10.03.2008) “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale” dhe akteve nënligjore për zbatim.
No Comments