Infosoft Group | Për t’iu bashkuar ekipit tonë në rritje, InfoSoft Group kërkon të punësojë: Specialist të teknologjisë
18140
post-template-default,single,single-post,postid-18140,single-format-standard,ajax_fade,page_not_loaded,,qode-theme-ver-16.6,qode-theme-bridge,wpb-js-composer js-comp-ver-5.5.1,vc_responsive
 

Për t’iu bashkuar ekipit tonë në rritje, InfoSoft Group kërkon të punësojë: Specialist të teknologjisë

Për t’iu bashkuar ekipit tonë në rritje, InfoSoft Group kërkon të punësojë: Specialist të teknologjisë

Për të aplikuar ju lutem dërgoni CV-në dhe dokumente të tjera që vërtetojnë kualifikimet tuaja në adresën e e_mail: humanresources@infosoftgroup.com.al.

Specialisti i teknologjisë është përgjegjës për instalimin, konfigurimin, mirëmbajtjen dhe ruajtjen e performancës së aplikacioneve standarde të Microsoft Dynamics Navision si dhe integrimin e platformave të ndryshme me njëra-tjetrën. Jep zgjidhje të përshtatshme teknologjike dhe përcakton kërkesat hardware/software për projektet.

Kërkesa për kandidatët:

  • Diplomë universitare në degën informatikë, teknologji informacioni, shkenca kompjuterike ose degë të ngjashme.
  • Të paktën 1 vit eksperiencë pune si specialist IT, me njohuri në sistemet operative, sistemet softuerike dhe programim.
  • Njohuri të mira në Microsoft Active Directory, Microsoft Windows Server OS, Internet dhe Web Technologies, VPN, IIS, Microsoft SQL Server, SSRS, SSAS, Microsoft Office, etj.
  • Eksperiencë dhe njohuri mbi network.
  • Njohuri me arkitekturën dhe sistemin Dynamics Navision ose sisteme të tjera ERP të ngjashme (e preferueshme)
  • Njohuri mbi mesataren të Microsoft SQL Server, që nga instalimi e deri tek mirëmbajtja dhe ruajtja e performancës.
  • Aftësi në troubleshooting user problems.
  • Njohuri të mira të gjuhës angleze.
  • Aftësi shumë të mira në komunikim (verbale dhe në të shkruar).

Detyra dhe Përgjegjësi:

  • Heton dhe zgjidh çështjet teknike në Microsoft Dynamics Navision dhe në sistemet e tjera të lidhura me të.
  • Është përgjegjës në dhënien e zgjidhjeve të përshtatshme teknologjike dhe përcakton kërkesat hardware ose software për projektet.
  • Është përgjegjës për Instalimin, Konfigurimin, Mirëmbajtjen dhe Ruajtjen e performancës të Microsoft Dynamics Navision (të gjithë versionet), .NET, SQL Server Reporting Services, Business Intelligence, Internet dhe Web Technologies.
  • Është përgjegjës për integrimin e platformave të ndryshme me njëra-tjetrën si dhe mirëmban/administron sistemet IT si Active Directory, IIS, VPN, OS, etj.
  • Është përgjegjës për administrimin e ambjenteve test të kompanisë, duke siguruar gjithmonë resource-t e nevojshme dhe ekzekutimin e procedurave të backup-it.
  • Suporton stafin dhe klientët për çdo problem teknik (troubleshooting).
  • Është përgjegjës për upgrade të Navision në versionet e reja. Implementon add-ons të palëve të treta.
  • Mirëmban dhe organizon resource hardware/software internal në funksion të projekteve/kompanisë.
  • Është përgjegjës në dhënien e suportit, kryerjen e instalimeve, kryerjen e update-ve të sistemeve si dhe punë të ngjashme të këtij lloji.
  • Shkruan dhe mirëmban dokumentacionin teknik të nevojshëm të programeve në lidhje me zhvillimet, përmirësimet, modifikimet, rutinat për të korrigjuar ndërprerje në program, etj.
  • Është përgjegjës për trajnimin e përdoruesve IT.
  • Instalon dhe konfiguron teknologji të reja në funksion të kompanisë.
  • Është përgjegjës të përgatitet dhe të marrë certifikimet që kompania i ngarkon.

Të dhënat që do të paraqitni nëpërmjet aplikimit tuaj do të ruhen dhe përpunohen vetëm për qëllime rekrutimi, në mbështetje të legjislacionit në fuqi për mbrojtjen e të dhënave personale. Më konkretisht, sipas përcaktimeve të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, Ligjit në fuqi (Nr. 9887 datë 10.03.2008) “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale” dhe akteve nënligjore për zbatim.

No Comments

Post A Comment