Infosoft Group | Infosoft Systems Sh.p.k, kërkon të punësojë: Inxhinier Senior/Networking
17466
post-template-default,single,single-post,postid-17466,single-format-standard,ajax_fade,page_not_loaded,,qode-theme-ver-16.6,qode-theme-bridge,wpb-js-composer js-comp-ver-5.5.1,vc_responsive
 

Infosoft Systems Sh.p.k, kërkon të punësojë: Inxhinier Senior/Networking

Infosoft Systems Sh.p.k, kërkon të punësojë: Inxhinier Senior/Networking

Të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në dhe dokumentet e tjera që vërtetojnë kualifikimet e tyre në adresën e-mail: humanresources@infosoftgroup.com.al.

Detajet e hollësishme lidhur me pozicionin e punës dhe kërkesat për kandidatët i gjeni në postim

Detyra dhe përgjegjësi:

  • Zbaton zgjidhje teknike në kohë dhe brenda buxhetit të miratuar duke qenë i aftë të angazhohet në të gjitha fazat e projektit.
  • Merr pjesë aktive në pergatitjen dhe dokumentimin e kërkesave funksionale dhe teknike të projekteve dhe specifikimeve të tyre teknike, duke bashkëpunuar me punonjës të ekipeve të tjera teknike nëse është e nevojshme.
  • Identifikon risqe të zhvillimit të projektit/shërbimit dhe i raporton ato te Përgjegjësi i Ekipit Teknik dhe te Manaxheri i Projektit.
  • Dizenjon/ krijon specifikimet teknike për projekte me klientë enterprise sipas nevojave dhe kërkesave të biznesit, duke marrë parasysh kompleksitetin, si dhe bashkëpunimin me palët e treta.

Kërkesa për kandidatët:

  • Diplomë Universitare në Inxhinieri Elektronike, Informatikë apo fusha të ngjashme.
  • Njohuri të avancuara në Networking
  • Mbi 5 vite eksperiencë pune në këtë profil
  • Njohuri shumë të mira në Anglisht
  • Aftësi shume të mira për të punuar në grup
  • Çertifikime CCNP ose të ngjashme – e preferueshme
  • Çertifikata për sistemet operative – e preferueshme
No Comments

Post A Comment