03 Maj Infosoft Systems, kërkon të punësojë: Asistent/e Shitje
Të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në dhe dokumente të tjera që vërtetojnë kualifikimet e tyre, në adresën e_mail: humanresources@infosoftgroup.com.al. Të dhënat që do të paraqitni do të ruhen dhe përpunohen vetëm për qëllime rekrutimi.
Detyra dhe Përgjegjësi:
- Asistimi në procese administrative, në proceset e shitjes, realizimin e porosive të blerjeve të klienteve sipas kushteve.
- Ndihmon në procesin e hartimit të ofertave ekonomike/teknike duke përpunuar të dhënat e mbledhura për prokurime.
- Sigurimi i dokumentacionit të proceseve të punës, sipas detyrave të këtij posti pune.
- Evidenton, analizon dhe përgatit dokumentacionin për tender në bashkëpunim me Njësinë e Ofertimeve.
Kërkesa për kandidatët:
- Të ketë përfunduar studimet e larta.(Të preferueshme shkencat ekzakte; Ekonomike, Matematikë, Fizikë, Kimi etj.).
- Të ketë minimalisht 2 vjet eksperiencë pune në pozicione pune të ngjashme.
- Të ketë njohuri shumë të mira rreth programeve bazë kompjuterike (word, excel, power point etj.).
- Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze.
- Të jetë i/e aftë të punojë në grup dhe të përballojë presionin në punë.
- Të jetë i/e shkathët dhe me komunikim të mirë.
Të dhënat që do të paraqitni nëpërmjet aplikimit tuaj do të ruhen dhe përpunohen vetëm për qëllime rekrutimi, në mbështetje të legjislacionit në fuqi për mbrojtjen e të dhënave personale. Më konkretisht sipas përcaktimeve të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, Ligjit në fuqi (Nr. 9887 date 10.03.2008) “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale” dhe akteve nënligjore për zbatim.
No Comments