Infosoft Group | Infosoft Group kërkon të punësojë: Punonjës Kontabiliteti
18301
post-template-default,single,single-post,postid-18301,single-format-standard,ajax_fade,page_not_loaded,,qode-theme-ver-16.6,qode-theme-bridge,wpb-js-composer js-comp-ver-5.5.1,vc_responsive
 

Infosoft Group kërkon të punësojë: Punonjës Kontabiliteti

Infosoft Group kërkon të punësojë: Punonjës Kontabiliteti

Të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në dhe dokumente të tjera që vërtetojnë kualifikimet e tyre, në adresën e_mail: humanresources@infosoftgroup.com.al. Të dhënat që do të paraqitni do të ruhen dhe përpunohen vetëm për qëllime rekrutimi në mbështetje të legjislacionit në fuqi për mbrojtjen e të dhënave personale (Ligjit ne fuqi (Nr. 9887 date 10.03.2008) “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale” dhe akteve nënligjore për zbatim).

Detyra dhe Përgjegjësi:

  • Regjistron faturat e shitjes dhe fiskalizon faturat sipas ligjit Nr. 87/2019, “Për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit”.
  • Regjistron faturat e blerjes nga furnitore vendas dhe të importit.
  • Regjistron pagesat për furnitoret dhe arkëtimet nga klientet.
  • Kontrollon çdo fund muaji raportet mujore të librit të blerjes dhe shitjes (rakordime me selfcare).
  • Ёshtë përgjegjës për kontabilizimin në fund të muajit të pagave, qerasë, tatimeve të ndryshme.

 

Kërkesa për kandidatët:

  • Të ketë mbaruar studimet e larta pranë Fakultetit Ekonomik, financë – kontabilitet/ informatikë ekonomike/menaxhim biznesi.
  • Të ketë minimalisht 2 vjet eksperiencë pune si punonjës në financë & kontabilitet
  • Të ketë punuar më parë me një nga versionet e software Microsoft Dynamics NAV (NAV 17,18 ose Business Central)
  • Të ketë njohuri të mira në kontabilitet (kontabilizimi i blerjeve, shitjeve, importit, ekportit, listepagesa).
  • Të ketë njohuri mbi legjislacionin tatimor:
  • Ligji per tatimin mbi të ardhurat
  • Ligji për TVSH
  • Ligji për procedurat tatimore
  • Të ketë njohuri shumë ë mira të gjuhës Italiane (e detyrueshme).
  • Të ketë logjikë shumë të mirë
  • Të jetë i aftë të punojë në grup dhe të përballojë presionin e punës.
  • Të ketë iniciativë dhe fleksibilitet në punë.

 

No Comments

Post A Comment