27 Pri Info Business Solutions kërkon Team Leader SW Developer
Të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në dhe dokumente të tjera që vërtetojnë kualifikimet e tyre, në adresën e_mail: humanresources@infosoftgroup.com.al. Të dhënat që do të paraqitni do të ruhen dhe përpunohen vetëm për qëllime rekrutimi.
Detyra dhe përgjegjësi:
- Udhëzon ekipin drejt realizimit të suksesshëm të projektit. Mban standarde të larta të cilësisë së softuerit brenda ekipit duke krijuar praktika të mira.
- Merr pjesë në rishikime, takime dhe siguroni përditësime mbi progresin e projektit.
- Identifikon dhe inkurajon fushat për rritje dhe përmirësim brenda ekipit
- Analizon dhe zgjidhë problemet e aplikimeve teknike.
- Siguron udhëheqje teknike për punonjësit e ekipit përmes mentorimit, në mënyrë që projekti të përfundojë me sukses.
- Harton planin e specialiteteve që do të mbulojë ekipi në përputhje me strategjinë dhe objektivat e kompanisë. Përcakton detyrat, rolet dhe punimet e cdo punonjësi të ekipit në projektet përkatëse.
- Harton planet e punimeve, kohët e implementimit dhe atë të lëvrimit të taskeve/projekteve për ato komponentë ku janë përfshirë punonjesit e ekipit.
- Krijon procese për sigurimin e cilësinë të projektit teknik
- Motivon ekipin dhe krijon atmosferë pozitive nëpërmjet një dialogu konstruktiv.
Kërkesa për kandidatët:
- Diplomë Universitare në Shkenca Kompjuterike, Informatikë apo degë ekuivalente.
- Minimalisht 2 vite eksperiencë në pozicionin Team Leader Developer
- Njohuri në programim për Microsoft Dynamics Navision, ose të një sistemi tjetër ERP – e preferueshme
- Njohuri shumë e mire e gjuhës angleze.
- Aftësi shumë të mira komunikuese
No Comments