03 Mar InfoSoft Group është në kërkim të kandidatëve të interesuar për postin Asistent/e Ekzekutiv/e
Të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në dhe dokumente të tjera që vërtetojnë kualifikimet e tyre, në adresën e_mail: humanresources@infosoftgroup.com.al. Të dhënat që do të paraqitni do të ruhen dhe përpunohen vetëm për qëllime rekrutimi.
Kërkesa për kandidatët:
Arsimimi dhe eksperienca
- Diplomë universitare e nivelit të dytë.
- Minimalisht 3 vjet eksperiencë e mëparshme në kompani private.
- Njohuri shumë te mira të gjuhës angleze.
- Njohuri shumë të mira rreth programeve kompjuterike (word, excel, power point etj.).
Aftësitë
- Aftësi shumë të mira analitike.
- Aftësi shumë të mira organizative dhe për të ndërvepruar me të tjerët.
- Aftësi shumë të mira komunikimi.
- Aftësi shumë të mira për të përgatitur në mënyre profesionale dokumente zyrtare.
- Aftësi dhe qasje proaktive për zgjidhjen e problematikave.
- Aftësi për të trajtuar në menyrë profesionale informacione sensitive.
- Aftësi për të punuar nën presion dhe për të menaxhuar situata dinamike gjatë punë
Detyra dhe Përgjegjësi
- Koordinon punën dhe asiston në aktivitetin e përditshëm të Administratorit të Përgjithshëm të kompanisë.
- Planifikon dhe organizon mbledhjet e kërkuara nga ana e tij me punonjësit e kompanive të Grupit dhe jashtë saj.
- Merr pjesë në mbledhje, përgadit relacionet dhe ndjek realizimin e detyrave të posaçme dhënë punonjësve, nxit realizimin në kohë dhe raporton mbi kryerjen e tyre. Identifikon shkaqet e mosrealizimit dhe raporton për to.
- Ndjek procedurat për udhëtimet e Përgjegjësit, lidhur me rezervimet e nevojshme, si dhe përgaditjet për pjesëmarrjen e tij në aktivitete të ndryshme brenda dhe jashtë vendit.
- Kryen çdo detyrë të posaçme që i ngarkohet dhe raporton në kohë sipas afateve të përcaktuara për përmbushjen e tyre.
- Koordinon kohën dhe punën mbi organizimin e mbledhjeve të menaxhimit për kompanitë e Infosoft Group (mbledhjet e Asamblesë, Bordeve Drejtuese, Komiteteve etj).
- Përgatit axhendat dhe siguron materialet shoqëruese sipas çështjeve të rendit të ditës.
- Mbikëqyr procesin e pergatitjes se materialeve të mbledhjeve dhe i shpërndan në kohë tek pjesëmarrësit.
- Merr pjesë në mbledhje, mban minutat e takimit, përgatit procesverbalin dhe dokumente të tjera sipas nevojës.
- Ekzekuton dhe ndjek ecurinë e realizimit të vendimeve dhe detyrave dhe raporton mbi ecurinë e tyre.
Të dhënat që do të paraqitni nëpërmjet aplikimit tuaj do të ruhen dhe përpunohen vetëm për qëllime rekrutimi, në mbështetje të legjislacionit në fuqi për mbrojtjen e të dhënave personale. Më konkretisht, sipas përcaktimeve të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, Ligjit në fuqi (Nr. 9887 datë 10.03.2008) “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale” dhe akteve nënligjore për zbatim.
No Comments