25 Shk Kompania InfoSoft Systems është në kërkim të kandidatëve të interesuar për postin As.Shitje
Të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në dhe dokumente të tjera që vërtetojnë kualifikimet e tyre, në adresën e_mail: humanresources@infosoftgroup.com.al. Të dhënat që do të paraqitni do të ruhen dhe përpunohen vetëm për qëllime rekrutimi.
Detyra dhe Përgjegjësi:
- Asiston në procese administrative, në proceset e shitjes, realizimin e porosive/kontratave të blerjeve të klientëve sipas kushteve.
- Ndihmon në procesin e negociimit, nënshkrimit dhe protokollimit të kontratës (pikë kontakti me klientin, ndjekje e firmosjes nga punonjësit dhe palët e përfshira në proces, dorëzim në protokoll) sipas rregullores.
- Organizon dhe kryen të gjitha proceset e nevojshme si detajim kontrate, porositje dhe rezervim të produkteve, faturim dhe lëvrim, sigurim dokumentacioni, instalime, trajnime etj. deri në marrjen e Akseptancës nga klienti.
- Siguron dokumentacionin e proceseve te punes, sipas detyrave te ketij posti pune.
Kërkesa për kandidatët:
- Të ketë përfunduar studimet e larta. (Të preferueshme shkencat ekzakte; Ekonomike, Matematikë, Fizikë, Kimi etj.)
- Te kete minimalisht 2 vjet eksperience pune ne pozicione pune te ngjashme.
- Të ketë njohuri shumë të mira rreth programeve bazë kompjuterike (word, excel, power point etj.).
- Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze.
- Të jetë i aftë të punojë në grup dhe të përballojë presionin e punës.
- Të jetë i shkathët dhe i komunikueshëm.
Të dhënat që do të paraqitni nëpërmjet aplikimit tuaj do të ruhen dhe përpunohen vetëm për qëllime rekrutimi, në mbështetje të legjislacionit në fuqi për mbrojtjen e të dhënave personale. Më konkretisht, sipas përcaktimeve të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, Ligjit në fuqi (Nr. 9887 datë 10.03.2008) “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale” dhe akteve nënligjore për zbatim.
No Comments