Infosoft Group | Kompania InfoSoft Systems është në kërkim të kandidatëve të interesuar për postin Asistent Menaxher Projekti
18180
post-template-default,single,single-post,postid-18180,single-format-standard,ajax_fade,page_not_loaded,,qode-theme-ver-16.6,qode-theme-bridge,wpb-js-composer js-comp-ver-5.5.1,vc_responsive
 

Kompania InfoSoft Systems është në kërkim të kandidatëve të interesuar për postin Asistent Menaxher Projekti

Kompania InfoSoft Systems është në kërkim të kandidatëve të interesuar për postin Asistent Menaxher Projekti

Të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në dhe dokumente të tjera që vërtetojnë kualifikimet e tyre, në adresën e_mail: humanresources@infosoftgroup.com.al. Të dhënat që do të paraqitni do të ruhen dhe përpunohen vetëm për qëllime rekrutimi.

Detyra dhe përgjegjësi:

  • Mbështet dhe asiston Menaxherin e Projektit në levrimin me sukses të projekteve në ngarkim, në perputhje me kërkesat kontraktuale, duke zbatuar metodologjinë e menaxhimit të projektit, instruksionet dhe rregullat e kompanisë.
  • Të mbajë nën vëzhgim afatet e levrimit të produkteve/shërbimeve në perputhje me detyrimet kontraktuale apo afateve dhe kushteve të vendosura rishtazi me miratimin e palëve.
  • Të asistoje dhe angazhohet ne mbledhjen, identifikimin dhe dokumentimin e kerkesave gjate fazes ofertim dhe levrim
  • Të dixhitalizojë/skanojë/ arkivojë dokumentacionin që përgatitet gjatë zhvillimit të projektit.
  • Të gjenerojë dhe sigurojë levrimin e faturave për klientin, në perputhje me kontratën. Të identifikoje ndryshimet ne skedulin e faturimit dhe të levrimit të produkteve/shërbimeve.
  • Të koordinojë sigurimin e mjeteve logjistike në ndihmë të grupit të projektit.
  • Të kontribuojë në planifikimin dhe zhvillimin e projekteve të asistuara
  • Të mbështete ne koordinimit dhe menaxhimit e aktiviteteve të projekeve që asiston.
  • Të mirembajë/perditësojë regjistrat e ndryshëm të projektit, sipas delegimit dhe nën mbikeqyrjen e Menaxherit të projektit

Kërkesa për kandidatët:

  • Të ketë përfunduar studimet e larta. (Të preferueshme shkencat ekonomike dhe informatike)
  • Eksperiencë pune të paktën 2 vjecare në pozicione të ngjashme si Asistent Administrativ, Asistent Prokurimesh, Asistent Shitjesh, etj.
  • Aftesi shumë te mira në komunikimin me shkrim dhe atë verbal. Njohja shume e mirë e gjuhës angleze të shkruar dhe të folur.
  • Aftësi shume të mira organizative.
  • Aftësi të mira prezantuese.
  • Dëshirë per të punuar në grup
  • Njohje shumë të mirë të paketës MS Office dhe MS Project.
No Comments

Post A Comment