Infosoft Group | Për t’iu bashkuar ekipit tonë në rritje, Infosoft Systems kërkon të punësojë: IT Helpdesk
18126
post-template-default,single,single-post,postid-18126,single-format-standard,ajax_fade,page_not_loaded,,qode-theme-ver-16.6,qode-theme-bridge,wpb-js-composer js-comp-ver-5.5.1,vc_responsive
 

Për t’iu bashkuar ekipit tonë në rritje, Infosoft Systems kërkon të punësojë: IT Helpdesk

Për t’iu bashkuar ekipit tonë në rritje, Infosoft Systems kërkon të punësojë: IT Helpdesk

Për të aplikuar ju lutem dërgoni CV-në dhe dokumente të tjera që vërtetojnë kualifikimet tuaja në adresën e e_mail: humanresources@infosoftgroup.com.al.

Ky pozicion mjaft i rëndësishëm do të jetë përgjegjës për ofrimin e asistencës teknike dhe suportit ndaj përdoruesve të PC-ve/ Laptop-ëve që kanë probleme me hardware apo software-et që përdorin.

Njëkohësisht, IT Helpdesk duhet t’u përgjigjet pyetjeve teknike, të njohë dhe ekzekutojë programet diagnostifikuese, të izolojë problemet e përdoruesit dhe t’i ofrojë zgjidhjen me të mirë dhe më të shpejtë të mundshme.

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

  • Monitoron dhe përgjigjet me shpejtësi ndaj thirrjeve drejt IT Helpdesk.
  • Përgjigjet me shpejtësi ndaj thirrjeve me telefon apo email.
  • Të ketë aftësi të krijojë guida të shkurtra dhe materiale trajnimi hap pas hapi me screenshots për përdoruesit.
  • Të ofrojë asistencë teknike dhe suport për case-et dhe problemet e ngritura nga përdoruesit për çështje të caktuara lidhur me software dhe pajisjet hardware.
  • Të dokumentojë procedurat e brendshme të Helpdesk.
  • Të monitorojë performancën e PC dhe të përditësojë software-t dhe firmware-t e tyre.
  • Të bëjë pyetjet e duhura dhe të dëgjojë me kujdes ankesat e përdoruesve për të kuptuar sa më mirë shkakun e problemit.
  • Të punojë për zgjidhjen e problemeve të përdoruesve duke i mentoruar në mënyrë që edhe ata të bëjnë të njëjtën gjë në të ardhmen.
  • Të ekzekutojë procedura diagnostifikuese si ndihmë në zgjidhjen e problemeve.
  • Të kryejë pastrimin e PC/ Laptop/ Printers.
  • Të trajnojë stafin mbi përdorimin e pajisjeve.
  • Të raportojë problemet e rëndësishme në suportin e nivelit 2.
  • Të jetë në gjendje të diagnostifikojë problemet me LAN, WAN të përdoruesve.
  • Të mbledhë feedback nga përdoruesit për t’i ndihmuar në zgjidhjen e problemeve dhe lehtësuar diagnostifikimin.

Kualifikimet e nevojshme:

  • Bachelor në IT, Computer Science
  • Aftësi në sistemet klient Windows (Windows 10) dhe në administrimin e Office 365.
  • Eksperiencë në IT Helpdesk.
  • Aftësi në zgjidhjen e problemeve teknike me PC/ Laptop/ Printers dhe programeve të instaluar ne PC-të e përdoruesve.
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi.
  • Kujdes në detaje dhe interes maksimal në zgjidhje të problemeve.

 

No Comments

Post A Comment