Infosoft Group | InfoSoft Group është në kërkim të kandidatëve të interesuar për postin e IT Manager
18083
post-template-default,single,single-post,postid-18083,single-format-standard,ajax_fade,page_not_loaded,,qode-theme-ver-16.6,qode-theme-bridge,wpb-js-composer js-comp-ver-5.5.1,vc_responsive
 

InfoSoft Group është në kërkim të kandidatëve të interesuar për postin e IT Manager

InfoSoft Group është në kërkim të kandidatëve të interesuar për postin e IT Manager

Të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në dhe dokumente të tjera që vërtetojnë kualifikimet  e tyre, në adresën e_mail: humanresources@infosoftgroup.com.al. Të dhënat që do të paraqitni do të ruhen dhe përpunohen vetëm për qëllime rekrutimi.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Identifikimi, ruajtja dhe mirëmbajtja (përgjatë gjithë ciklit të jetës së tyre) të Aseteve të IT në kompanitë e Infosoft Group. Asetet përfshijnë, por nuk janë të kufizuara në: Servera, Storage, Licenca SW, Aplikacione Biznesi, Networking, Security Devices, PC, Printera, MFPs, Skanera, Internet etj.
  • Monitorimi dhe kontrolli i Aseteve të IT.
  • Planifikimi dhe Ekzekutimi i OLA dhe SLA për çdo nëngrup asetesh sipas tematikës, ekspertizës dhe eksperiencës së Services Providers potencialë.
  • Planifikimi dhe supervizimi i zbatimit të projekteve të reja IT në kompanitë e grupit.
  • Ekzekutimi i Politikave të Sigurisë së Informacionit në sistemet IT të kompanive të grupit që përfshin Aksesin e Përdoruesve të Privilegjuar, Manaxhimin e Password-eve, Monitorimin dhe zbatimin e Politikave të Sigurisë, Manaxhimin e Rreziqeve, Monitorimin e Logeve, Manaxhimin e Backup, Disaster Recovery dhe Business Continuity, etj.
  • Për ushtrimin e përgjegjësive më lart, Manaxheri i IT do të operojë nëpërmjet procedurave në përputhje me ITIL, PMP dhe CMMI, si Manaxhimi i Incidenteve dhe Problemeve, Manaxhimi i Kërkesave për Shërbim dhe i Kërkesave për Ndryshim, Manaxhimi i Konfigurimeve, Manaxhimi i Kërkesave, Manaxhimi i Rrezikut, Manaxhimi i Sigurisë në SLA/OLA dhe Projekte, Manaxhimi i Stakeholders dhe i Komunikimit.

 

Kërkesat për kandidatët:

  • Diplomë universitare në Informatikë Ekonomike. Preferohet të ketë mbaruar studimet Master.
  • Kualifikime – Një ose disa nga ITIL, CMMI, SCRUM, Comptia Project+ ose ndonjë kualifikim tjetër ekuivalent. Certifikimi është i preferueshëm.
  • Eksperiencë pune të paktën 4 vjet në profilin e kërkuar.
  • Aftësi shumë të mira analitike dhe dhënie zgjidhje problemeve.
  • Të kuptuarit i informacioneve dhe kërkesave komplekse dhe aftësia për t’i shpjeguar në terma të thjeshtë.
  • Aftësi të mira në vendosje prioritetesh dhe fleksibilitet për t’u përshtatur me ndryshimet.
  • Aftësi për të arritur afate/deadline të ngushta dhe të punojë nën presion.
  • Aftësi të mira komunikuese dhe organizative.
  • Aftësi shumë të mira bashkëpunuese.
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.
No Comments

Post A Comment