Infosoft Group | Info Business Solutions mundëson trajnim për Data analytics/Business Intelligence
18085
post-template-default,single,single-post,postid-18085,single-format-standard,ajax_fade,page_not_loaded,,qode-theme-ver-16.6,qode-theme-bridge,wpb-js-composer js-comp-ver-5.5.1,vc_responsive
 

Info Business Solutions mundëson trajnim për Data analytics/Business Intelligence

Info Business Solutions mundëson trajnim për Data analytics/Business Intelligence

Për të aplikuar ju lutem dërgoni CV-te dhe dokumente të tjera që vërtetojnë kualifikimet tuaja në adresën e-mail:humanresources@infosoftgroup.com.al. Të dhënat që do të paraqitni do të ruhen dhe përpunohen vetëm për qëllime trajnimi.

Trajnimi do të kombinojë të mësuarit teorik dhe angazhim në projekte praktike në ambientet tona të punës. Do të jetë i organizuar në module dhe do të përfshijë punë në grup, diskutime, simulime, prezantime të shkurtra etj.

Në dispozicion të studentëve do të vihen materiale, literaturë informuese, udhëheqës për trajnimin. Instruktorët tanë janë ekspertë të fushave të tyre dhe i plotësojnë kriteret e larta për mësimdhënien e programeve zyrtare trajnuese.

Kohëzgjatja e këtij programi Trajnimi do të jetë 4 javë, në periudhën 02.08.2021-31.08.2021, nga e hëna në të premte, rreth 3 orë në ditë.

Kriteret per studentet:

  • Diplomë Universitare ne deget: Matematike, Inxhinieri Matematike dhe Informatike, Informatike Ekonomike/Biznesi, Inxhinieri Informatike, Teknologji informacioni & Komunikimi, ose ne zhvillim te studimeve Master.
  • Rezultate të mira gjatë studimeve.
  • Përkushtim dhe obligim për pjesëmarrje të rregullt.
  • Njohuri të mira te gjuhës angleze. E preferueshme gjithashtu dhe njohurite ne gjuhen italiane.
  • Aftesi shume te mira per te punuar ne grup.
  • Aftesi te mira komunikuese dhe organizative.

Ne përfundim të trajnimit kandidatet do të pajisen me çertifikatën e cila dëshmon pjesëmarrjen e tyre në këtë trajnim. Kjo certifikatë e lëshuar nga kompania jonë vërteton se studenti ka marrë pjesë në të gjithë trajnimin, ka rritur njohuritë e tij teknike dhe profesionale, ka përfunduar me sukses të gjitha detyrat dhe testimet.

Pjesemarresit te cilet do te identifikohen dhe do te kene rezultate te larta ne testet qe do te kryhen, kompania do t’ju ofroje edhe kontrate punesimi ne rolin Specialist Raportimesh ne BI.

Pagesa per pjesemarrje ne trajnim do te jete 10.000 leke me TVSH.

Studentët që plotësojnë kushtet do t’i nënshtrohen procesit të  intervistimit dhe testimit nga Departamenti i Burimeve Njerëzore.

No Comments

Post A Comment