Infosoft Group | Info Business Solutions ofron trajnim profesional në implementimin e MICROSOFT DYNAMICS NAV
18019
post-template-default,single,single-post,postid-18019,single-format-standard,ajax_fade,page_not_loaded,,qode-theme-ver-16.6,qode-theme-bridge,wpb-js-composer js-comp-ver-5.5.1,vc_responsive
 

Info Business Solutions ofron trajnim profesional në implementimin e MICROSOFT DYNAMICS NAV

Info Business Solutions ofron trajnim profesional në implementimin e MICROSOFT DYNAMICS NAV

Për të aplikuar ju lutem dërgoni CV-te dhe dokumente të tjera që vërtetojnë kualifikimet tuaja në adresen e_mail: humanresources@infosoftgroup.com.al

Afati i aplikimit 31.05.2021.  Microsoft Dynamics NAV, njohur si NAVISION  është zgjidhje e integruar ERP (Enterprise Resource Planning) zhvilluar nga lideri i sistemeve kompjuterike për biznesin

Microsoft Nav siguron një platforme të besueshme dhe të qëndrueshme e cila optimizon flukset e biznesit të kompanise dhe lehtëson rritjen e fitimeve, kënaqësisë së klientit dhe rritjen e biznesit.

Trajnimi do të kombinojë  të mesuarit teorik dhe projekte praktike në mjediset tona të punës dhe do të jetë i organizuar në module, duke përfshire punën ne grup, diskutime, simulime, prezantime të shkurtra etj.

Në dispozicion të studenteve do të vihen materiale, literature informuese, udhëheqës për trajnimin. Instruktorët tanë janë ekspertë të fushave të tyre dhe i plotësojnë kriteret e larta për mesimdhënien e programeve zyrtare trajnuese.

Kohëzgjatja e këtij programi trajnimi do të jetë 6 javë, në periudhën 14.06.2021-30.07.2021, nga e hëna në të premte, ora 14:00-17:00.

Kriteret për pjesëmarrësit: ·

  • Studentë në perfundim te studimeve Bachelor ose Master në degët Informatikë, Informatikë Ekonomike ose financë-kontabilitet.
  • Rezultate të mira gjatë studimeve .
  • Përkushtim dhe obligim për pjesëmarrje të rregullt.
  • Njohuri të mira te gjuhës angleze dhe italiane.
  • Aftësi për të punuar në grup.
  • Aftësi të mira komunikuese dhe organizative

Në përfundim të akademisë kandidatet do te pajisen me çertifikaten e cila dëshmon pjesëmarrjen tuaj në këtë trajnim.

Kompania jonë vërteton se studenti ka marre pjesë në të gjithë trajnimin, ka zhvilluar njohuritë e tij teknike dhe profesionale dhe ka përfunduar me sukses të gjitha detyrat dhe testimet.

Pjesëmarrësit të cilët do të identifikohen dhe do të kenë rezultate të larta në testet që do të kryhen, kompania do t’ju ofrojë edhe kontratë punësimi në rolin Konsulent Biznesi.

Pagesa për pjesëmarrje në trajnim do të jetë 10.000 lekë me TVSH.

Studentët që plotesojnë kushtet e lartpërmendura do t’i nënshtrohen procesit të  intervistimit dhe testimit nga Burimet Njerëzore.

No Comments

Post A Comment