Infosoft Group | Info Business Solutions ofron mundësi internship-i për studentë në CRM Developer
18015
post-template-default,single,single-post,postid-18015,single-format-standard,ajax_fade,page_not_loaded,,qode-theme-ver-16.6,qode-theme-bridge,wpb-js-composer js-comp-ver-5.5.1,vc_responsive
 

Info Business Solutions ofron mundësi internship-i për studentë në CRM Developer

Info Business Solutions ofron mundësi internship-i për studentë në CRM Developer

Internship-i do të kombinojë të mësuarit teorik dhe angazhimin në projekte praktike në ambientet tona të punës.

Për të aplikuar, ju lutem, dërgoni CV-të dhe dokumente të tjera që vërtetojnë kualifikimet tuaja në adresën e_mail: humanresources@infosoftgroup.com.al.

Në dispozicion të studentëve do të vihen materiale, literaturë informuese, udhëheqës për trajnimin.

Kohëzgjatja e këtij programi internship-i do të jetë maksimalisht 3 muaj, në periudhën qershor-gusht 2021, nga e hëna në të premte.

Studentët që do të kenë rezultate të larta në testimet që do të bëhen, kompania mund t’ju ofrojë edhe kontratë punësimi.

Kriteret për studentët:

  • Studentë të diplomuar ose në përfundim të studimeve Master në degët Informatikë, Teknologji Informacioni, Informatikë Ekonomike dhe të ngjashme.
  • Rezultate të mira gjatë studimeve.
  • Njohje e gjuhëve të programimit client side/server side si: C#, Javascript, Html, Css.
  • Njohuri në Web service, Web api, Console applications – e preferueshme.
  • Njohje me produktet e Microsoft Dynamics dhe Office365 – e preferueshme.

Aftësi të tjera:

  • Përkushtim dhe obligim për pjesëmarrje të rregullt
  • Njohuri të mira të gjuhës angleze
  • Aftësi për të punuar në grup
  • Energjikë, kreativë dhe sfidues

Të dhënat që do të paraqitni nëpërmjet aplikimit tuaj do të ruhen dhe përpunohen vetëm për qëllime rekrutimi, në mbështetje të legjislacionit në fuqi për mbrojtjen e të dhënave personale. Më konkretisht sipas përcaktimeve të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, Ligjit në fuqi (Nr. 9887 datë 10.03.2008) “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale” dhe akteve nënligjore për zbatim.

No Comments

Post A Comment