Infosoft Group | InfoSoft Management Services kërkon të punësojë: Jurist/e
17976
post-template-default,single,single-post,postid-17976,single-format-standard,ajax_fade,page_not_loaded,,qode-theme-ver-16.6,qode-theme-bridge,wpb-js-composer js-comp-ver-5.5.1,vc_responsive
 

InfoSoft Management Services kërkon të punësojë: Jurist/e

InfoSoft Management Services kërkon të punësojë: Jurist/e

Të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-të dhe dokumente të tjera që vërtetojnë kualifikimet, në adresën e_mail: humanresources@infosoftgroup.com.al. Të dhënat që do të paraqitni do të ruhen dhe përpunohen vetëm për qëllime rekrutimi

Detyra dhe përgjegjësi:

  • Ndjekja e zbatueshmërisë së legjislacionit fiskal dhe doganor si dhe zgjidhja e problemeve konkrete në këto fusha.
  • Hartimi dhe negocimi i kontratave të ndryshme (shitjeje, qeraje etj…).
  • Evidentimi i ndryshimeve në ligjet e biznesit dhe informimi i departamenteve dhe punonjësve të tjerë të interesuar, në lidhje me këto ndryshime.
  • Pergatitje të prokurave dhe autorizimeve të ndryshme.
  • Hartim të shkresave me karakter administrativ drejtuar institucioneve të ndryshme.
  • Përgatitja e vendimeve të asamblesë të kompanive të Infosoft Group.

Kërkesa për kandidatët:

  • Diplome universitare e nivelit të dyte,  Fakulteti i Drejtësisë
  • Minimalisht 3 vjet eksperiencë pune si jurist/e
  • Njohje shumë e mirë e gjuhës angleze
  • Njohuri të Ligjit mbi Shoqëritë Tregtare
  • Njohuri të Kodit Civil
  • Njohuri të Kodit të Procedurës Civile
  • Njohuri të Kodit mbi “Procedurat Administrative në R.SH
  • Njohuri të Kodit të Punës dhe legjsilacionit për sigurinë dhe shëndetin në punë
  • Aftësi shumë të mira analitike
  • Aftësi shumë të mira organizative dhe aftësi të punës në grup
  • Aftësi komunikative verbale dhe në shkrimin e materialeve tekniko-administrative

Të dhënat që do të paraqitni nëpërmjet aplikimit tuaj do të ruhen dhe përpunohen vetëm për qëllime rekrutimi, në mbeshtetje të legjislacionit në fuqi për mbrojtjen e të dhënave personale. Me konkretisht sipas percaktimeve të Kushtetutës së Republikës së Shqipërise, Ligjit në fuqi (Nr. 9887 date 10.03.2008) “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale” dhe akteve nënligjore për zbatim.

No Comments

Post A Comment