Infosoft Group | Infosoft Management Services kërkon të punësojë: Asistent/e në Departamentin e Burimeve Njerëzore
17985
post-template-default,single,single-post,postid-17985,single-format-standard,ajax_fade,page_not_loaded,,qode-theme-ver-16.6,qode-theme-bridge,wpb-js-composer js-comp-ver-5.5.1,vc_responsive
 

Infosoft Management Services kërkon të punësojë: Asistent/e në Departamentin e Burimeve Njerëzore

Infosoft Management Services kërkon të punësojë: Asistent/e në Departamentin e Burimeve Njerëzore

Të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-të dhe dokumente të tjera që vërtetojnë kualifikimet, në adresën e_mail: humanresources@infosoftgroup.com.al. Të dhënat që do të paraqitni do të ruhen dhe përpunohen vetëm për qëllime rekrutimi.

Asistenti/ja në Burimet Njerëzore është përgjegjës/e për të gjitha çështjet administrative që lidhen me përgatitjen e  dokumentacionit të punonjësve dhe mirëmbajtjen e tyre, menaxhimin e orarit zyrtar të punës dhe lejeve të punonjësve, asistimin në procesin e rekrutimit dhe organizimin sipas nevojave të biznesit.

Kërkesa për kandidatët

  • Njohje shumë e mirë e të gjitha proceseve të punës që kryhen në Departamentin Burime Njerëzore
  • Njohuri shumë të mira rreth Kodit të Punës
  • Njohuri shumë të mira mbi dokumentacionin që përdoret në Burime Njerëzore
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze
  • Njohuri shumë të mira rreth programeve bazë kompjuterike (word, excel, power point etj.)

 

Aftësi të tjera:

  • Aftësi të mira analitike
  • Aftësi shumë të mira komunikuese dhe organizative
  • Aftësi për të punuar në grup

 

Arsimimi dhe eksperienca:

  • Diplomë universitare
  • Minimalisht 2 vjet eksperiencë pune si Asistente e Burimeve Njerëzore në kompani private

 

Të dhënat që do të paraqitni nëpërmjet aplikimit tuaj do të ruhen dhe përpunohen vetëm për qëllime rekrutimi, në mbështetje të legjislacionit në fuqi për mbrojtjen e të dhënave personale. Më konkretisht, sipas përcaktimeve të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, Ligjit në fuqi (Nr. 9887 datë 10.03.2008) “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale” dhe akteve nënligjore për zbatim.

No Comments

Post A Comment