Infosoft Group | Info Business Solutions kërkon të punësojë: Microsoft ERP Consultant
17930
post-template-default,single,single-post,postid-17930,single-format-standard,ajax_fade,page_not_loaded,,qode-theme-ver-16.6,qode-theme-bridge,wpb-js-composer js-comp-ver-5.5.1,vc_responsive
 

Info Business Solutions kërkon të punësojë: Microsoft ERP Consultant

Info Business Solutions kërkon të punësojë: Microsoft ERP Consultant

Të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në dhe dokumentet e tjera që vërtetojnë kualifikimet e tyre në adresën e-mail: humanresources@infosoftgroup.com.al. Detajet e hollësishme lidhur me pozicionin e punës dhe kërkesat për kandidatët i gjeni në postim.Është përgjegjës për ndjekien e të gjithë ciklit të një projekti implementimi sistemesh menaxhimi, që prej analizës dhe dizenjimit të kërkesave të klientit, parametrizimeve dhe konfigurimeve të sistemit, testimit, trajnimit dhe dokumentimit të projekteve.

Merr pjesë në implementimin e sistemeve të menaxhimit në klientë të rinj, sikurse edhe trajton procesin e analizës për të përmirësuar aplikacionet e implementuara në klientët ekzistues. Bashkëpunon me pjestarët e tjerë tëekipit për realizimin në kohë dhe me cilësi të detyrave të ngarkuara.

Kërkesat për kandidatët:

– Diplomë universitare në shkenca kompjuterike ose ekonomike.
– Të ketë minimalisht 1 vit eksperiencë pune në një profil të ngjashëm.
– Të jetë shumë bashkëpunues/e dhe me aftësi shumë të mira komunikuese.
– Të ketë aftësi shumë të mira analitike dhe i/e orientuar drejt detajeve.
– Të ketë aftësi shumë të mira organizative.
– Të ketë aftësi për t’u përshtatur me punën sipas prioriteteve.
– Të jetë fleksibël ndaj ndryshimeve organizative.
– Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.

TË PREFERUESHME

– Të ketë njohuri mbi zgjidhjet e ofruara në teknologjinë Microsoft (Microsoft Dynamcis Nav, Dynamics 365, SQL Server, Microsoft Office, etj)
– Trajnime dhe certifikime si analist biznesi për sisteme të ndryshme
– Njohuri të mira të gjuhës italiane

Të dhënat që do të paraqitni nëpërmjet aplikimit tuaj do të ruhen dhe përpunohen vetëm për qëllime rekrutimi, në mbështetje të legjislacionit në fuqi për mbrojtjen e të dhënave personale. Më konkretisht, sipas përcaktimeve të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, Ligjit në fuqi (Nr. 9887 datë 10.03.2008) “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale” dhe akteve nënligjore për zbatim.

 

No Comments

Post A Comment