Infosoft Group | Infosoft Group kërkon të punësojë: Jurist/e
17885
post-template-default,single,single-post,postid-17885,single-format-standard,ajax_fade,page_not_loaded,,qode-theme-ver-16.6,qode-theme-bridge,wpb-js-composer js-comp-ver-5.5.1,vc_responsive
 

Infosoft Group kërkon të punësojë: Jurist/e

Infosoft Group kërkon të punësojë: Jurist/e

Të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-të dhe dokumente të tjera që vërtetojnë kualifikimet, në adresën e_mail: humanresources@infosoftgroup.com.al. Ju garantojmë se përpunimi i të dhënave tuaja do të bëhet vetëm për qëllime rekrutimi.

 

PËRSHKRIM I PËRGJITHSHËM:

Juristi është përgjegjës/e për përmbushjen e detyrimeve ligjore që Shoqëritë e Infosoft Group kanë ose mund të kenë si rezultat i parashikimeve të dispozitave të legjislacionit në fuqi si dhe të akteve të brendshme të vetë grupit.

Kjo përfshin këshillim dhe asistencë të përgjithshme, të vazhdueshme, në raport me interpretimin dhe zbatimin e drejtë të kërkesave të ligjit dhe/ose autoriteteve shtetërore nga ana e shoqërive të Infosoft Group, si dhe këshillimin dhe asistencën më të detajuar (kapilare) lidhur me aspekte të posaçme që mund të kenë sektorë të veçantë.

Ka detyrë të përfaqësojë shoqëritë e Infosoft Group përpara autoriteteve administrative dhe më tej, gjyqësore lidhur me mosmarrëveshjet dhe/ose penalitetet që mund t’u jenë vendosur shoqërive të Infosoft Group.

Asiston në mënyrë të vazhdueshme dhe ad hoc, përfaqësuesit e shoqërive të caktuara të grupit në rastet e negocimit, zbatimit dhe përmbushjes së kontratave me palët e treta pjesëmarrëse në qarkullimin juridiko-civil.

DETYRA DHE PËRGJEGJËSI:

  • Evidenton projektligjet, ligjet, udhëzimet teknike, të cilat ndikojnë në aktivitetin e shoqërive. Informon njësitë përkatëse të shoqërive në lidhje me kërkesat dhe ndryshimet e tyre.
  • Përgatit dhe përditëson dokumentet standarde (model) në lidhje me kontratat (tregtare, të huasë, pasuritë e paluajtshme dhe marrëveshjet e punës. Merr pjesë në negocime dhe/ose përfaqëson shoqërinë në lidhje me to.
  • Udhëzon, jep sqarime dhe ndihmon në zgjidhje për:
  • Përpilimin dhe ndjekjen e kërkesave për interpretim në lidhje me ligjin “Për Prokurimet Publike” dhe akteve në zbatim pranë APP.
  • Kontratat e prokurimit sipas nevojës;
  • Dokumentet themelore të shoqërisë;
  • Vendimet e Asamblesë së Ortakëve të shoqërive;
  • Trajton çështjet e lidhura me ligjet si më poshtë / këshillim me juristët e tjerë në rastet kur problematikat ndiqen nga ata:
  • (Ligji për Titujt; Ligji për përgjegjësinë penale të personave juridikë; Ligji për Mbrojtjen e Konsumatorit; Ligji për Falimentimin; Legjislacioni për të huajt; Legjislacioni për mbrojtjen e të dhënave të autorit; Legjislacioni për mbrojtjen e të dhënave personale; Legjislacioni për konkurrencën – përqëndrimi i shoqërive në treg; monopolet; Legjislacioni për komunikimet elektronike, tregtinë elektronike, nënshkrim elektronik; Legjislacioni për organizatat jo fitimprurëse; Legjislacioni për sponsorizimet; Legjislacioni për marrëdhëniet tregtare ndërkombëtare.)
  • Bashkëpunon me Departamentin e Financës në lidhje me çështjet në fushën e tatimeve dhe doganave.
  • Bashkëpunon me Departamentin e Burimeve Njerëzore për çështjet mbi marrëdhëniet e punës dhe mbështetje për legjislacionin mbi punën.
  • Jep suport në formimin ligjor të punonjësve në shoqëritë e grupit sipas natyrës së punës.
  • Ndjek proceset gjyqësore dhe ekzekutimin e vendimeve.

 

KËRKESA PËR KANDIDATËT:

  • Diplomë universitare e nivelit të dytë, Fakulteti i Drejtësisë.
  • Minimalisht 7 vjet eksperiencë pune si jurist/e.
  • Njohuri shumë të mira mbi Legjislacionin për Shoqëritë Tregtare.
  • Njohuri shumë të mira të Kodit Civil.
  • Njohuri shumë të mira të Kodit të Procedurës Civile.
  • Njohuri të Kodit mbi “Procedurat Administrative në RSH”.
  • Njohuri shumë të mira të Kodit të Punës dhe legjislacionit për sigurinë dhe shëndetin në punë.
  • Njohje shumë e mirë e gjuhës angleze.
  • Aftësi shumë të mira analitike.
  • Aftësi shumë të mira organizative dhe aftësi të punës në grup.
  • Aftësi komunikative verbale dhe në shkrimin e materialeve tekniko-administrative.
  • Të jetë në gjendje të përgatisë materiale këshilluese, padi, kundër padi dhe çdo akt tjetër të nevojshëm për ndjekjen e proceseve gjyqësore.
  • E preferueshme të zoterojë licence avokatie.

 

Të dhënat që do të paraqitni nëpërmjet aplikimit tuaj do të ruhen dhe përpunohen vetëm për qëllime rekrutimi, në mbështetje të legjislacionit në fuqi për mbrojtjen e të dhënave personale. Më konkretisht sipas përcaktimeve të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, Ligjit në fuqi (Nr. 9887 datë 10.03.2008) “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale” dhe akteve nënligjore për zbatim.

 

No Comments

Post A Comment