Infosoft Group | Infosoft Systems kërkon të punësojë: Specialist/e marketingu
17857
post-template-default,single,single-post,postid-17857,single-format-standard,ajax_fade,page_not_loaded,,qode-theme-ver-16.6,qode-theme-bridge,wpb-js-composer js-comp-ver-5.5.1,vc_responsive
 

Infosoft Systems kërkon të punësojë: Specialist/e marketingu

Infosoft Systems kërkon të punësojë: Specialist/e marketingu

Të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar  CV-të dhe dokumente të tjera që vërtetojnë kualifikimet, në adresën e_mail: humanresources@infosoftgroup.com.al. Ju garantojmë se përpunimi i të dhënave tuaja do të bëhet vetëm për qëllime rekrutimi.

Specialisti Marketing është përgjegjës për të ideuar, propozuar dhe realizuar aktivitete marketing të kompanisë. Përdor të gjitha platformat mediatike dhe të komunikimit, me qëllim rritjen e shitjeve dhe ruajtjen e  imazhit të kompanisë.

Detyra dhe përgjegjësi:

  • Mbledh dhe përpunon feedback nga çdo aktivitet marketing dhe llogarit efektivitetin/rendimentin e tyre.
  • Komunikon në media për çdo event të kompanisë, përgatit njoftime për shtyp dhe publikon artikuj profesionale.
  • Komunikon me palët e treta nëpërmjet Newsletters, Website, Katalog etj.
  • Mban marrëdhënie dhe kontakte të vazhdueshme me klientë apo furnitorë në lidhje me marketingun.
  • Kujdeset për standardizimin dhe përmirësimin e materialeve vizive dhe të brendshme të kompanisë.
  • Kujdeset per ideim, design dhe propozon përmirësime funksionale të website të kompanisë.
  • Kujdeset për përditësim të informacioneve të website duke bashkëpunuar me departamentet përkatëse.
  • Organizon dhe asiston “on-site” seminare/workshop/aktivitete etj.

Kërkesa për kandidatet:

  • Diplome Universitare në Marketing.
  • 3-5 vjet eksperiencë e mëparshme pune në marketing dhe komunikim (eksperienca në kompani IT-je përbën avantazh).
  • Njohuri rreth produkteve dhe shërbimeve të Teknologjisë së Informacionit (e preferuar).
  • Aftesi shume te mira komunikuese.
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.

 

Të dhënat që do të paraqitni nëpërmjet aplikimit tuaj, do të ruhen dhe përpunohen vetëm për qëllime rekrutimi, në mbështetje të legjislacionit në fuqi pëer mbrojtjen e të dhënave personale. Më konkretisht sipas percaktimeve të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, Ligjit ne fuqi (Nr. 9887 date 10.03.2008) “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale” dhe akteve nënligjore për zbatim.

No Comments

Post A Comment