08 Pri InfoSoft Group kërkon të punësojë: Analist Biznesi
Të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në dhe dokumentet e tjera që vërtetojnë kualifikimet e tyre në adresën e-mail: humanresources@infosoftgroup.com.al. Detajet e hollësishme lidhur me pozicionin e punës dhe kërkesat për kandidatët i gjeni në postim.
Analisti i biznesit është përgjegjës për ndjekjen e të gjithë ciklit të një projekti implementimi sistemesh menaxhimi, që prej analizës dhe dizenjimit të kërkesave të klientit, parametrizimeve dhe konfigurimeve të sistemit, testimit, trajnimit dhe dokumentimit të projekteve. Merr pjesë në implementimin e sistemeve të menaxhimit në klientë të rinj, sikurse edhe trajton procesin e analizës për të përmirësuar aplikacionet e implementuara në klientët ekzistues. Bashkëpunon me pjesëtarët e tjerë të ekipit për realizimin në kohë dhe me cilësi të detyrave të ngarkuara.
Kualifikimet
Diplomë universitare në shkenca kompjuterike ose ekonomike.
– Të ketë minimalisht 1 vit eksperiencë pune në një profil të ngjashëm.
– Të jetë shumë bashkëpunues/e dhe me aftësi shumë të mira komunikuese.
– Të ketë aftësi shumë të mira analitike dhe i/e orientuar drejt detajeve.
– Të ketë aftësi shumë të mira organizative.
– Të ketë aftësi për tu përshtatur me punën sipas prioriteteve.
– Të jetë fleksibël ndaj ndryshimeve organizative.
– Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.
Të preferueshme
– Të ketë njohuri mbi zgjidhjet e ofruara në teknologjinë Microsoft (Microsoft Dynamics Nav, Dynamics 365, SQL Server, Microsoft Office, etj).
– Trajnime dhe certifikime si analist biznesi për sisteme të ndryshme.
– Njohuri të mira të gjuhës italiane.
No Comments