19 Shk Infosoft Systems, kërkon të punësojë: Inxhinier Sistemi – Exchange
Të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në dhe dokumentet e tjera që vërtetojnë kualifikimet e tyre në adresën e-mail: humanresources@infosoftgroup.com.al. Detajet e hollësishme lidhur me pozicionin e punës dhe kërkesat për kandidatët i gjeni në postim.
Detyra dhe përgjegjësi:
- Të instalojë, konfigurojë, optimizojë dhe mbështesë sistemet on-premise të Microsoft Exchange;
- Të monitorojë dhe dokumentojë kapacitetin dhe utilizimin e serverave të Microsoft Exchange;
- Të japë konsulencë në tërësi të arkitekturës që nga hardware, networku dhe të gjithë komponentët e tjerë;
- Të kryejë upgrade tek release me të reja sipas praktikave më të mira nga Microsoft;
- Të kryejë procedurat e backup restore që lidhen me Exchange;
- Të monitorojë dhe implementojë zgjidhjet antivirus dhe antispam për email;
- Të manaxhojë eskalimin e case-eve me Microsoft.
Kërkesa për kandidatët:
- Diplomë Master në UPT FTI ose UT FSHN.
- Minimalisht 2 vite eksperiencë me teknologjitë Microsoft Exchange
- Aftësi troubleshooting shumë të mira
- Aftësi të mira në Microsoft Windows 2008/2012/2016, Exchange 2010/2013
- Aftësi teknike në Microsoft Active Directory
- Certifikim MSCSA – e preferueshme
- Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur
- Të njohë praktikat më të mira në lidhje me rutimin e email-eve, filtrimin, monitorimin, storage, backup, disaster-recovery
- Aftësi komunikuese shumë të mira me klientët, partnerët dhe vendorët
No Comments