05 Dhj InfoSoft Group, kërkon të punësojë: BI Developer\Analyst
Të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në dhe dokumentet e tjera që vërtetojnë kualifikimet e tyre në adresën e-mail: humanresources@infosoftgroup.com.al. Detajet e hollësishme lidhur me pozicionin e punës dhe kërkesat për kandidatët i gjeni në postim.
Në mbështetje të rritjes tonë të shpejtë dhe zgjidhjes së problemeve më të vështira të klienteve tanë, kërkojmë t’i shtojmë ekipit tonë profesioniste në fushen e BI Developer/Analyst, të orientuar drejt zgjidhjes dhe t’i shtojnë vlera kompanisë.
BI Developer\Analyst është përgjegjës për analizimin, ndërtimin, testimin e raporteve BI dhe dokumetimet përkatëse.
Detyra dhe përgjegjësi:
- Analizon biznesin, identifikon raportet kryesore dhe kërkesat e BI
- Analizon infrastrukturen ku do aplikohet zgjidhja BI
- Zhvillon DataWarehouse/Data Mart në suport të zgjidhjeve BI
- Nderton flow/procese ETL ne SSIS
- Nderton Views, Stored Procedures, Tables, SQL Jobs ne SQL Server
- Zhvillon SSAS Multidimensional ose Tabular
- Zhvillon modele SSBI në Power BI (Ose tool të ngjashem Qlik, Tableau, etj.)
- Nderton vizualizime dhe t’i pershtase sipas kerkeses
- Zhvillon raporte ne SSRS
- Krijon, modifikon dhe teston funksionalitete/ raporte të reja dhe ekzistuese me qëllim përmbushjen e kërkesave.
- Shkruan dhe mirëmban dokumentacionin e nevojshem në lidhje me zhvillimet e raporteve, përmirësimet, modifikimet, rutinat për të korrigjuar ndërprerje në program, etj.
- Përgatit dhe jep asistencë dhe trajnime për përdoruesit
- Përgjegjës për të marrë certifikimet e kërkuara nga kompania.
Kërkesat për kandidatët:
- Diplomë universitare në Shkenca Kompjuterike, Inxhinieri Matematikë & Informatikë apo degë ekuivalente
- Eksperiencë si zhvillues/e raportesh (SSRS ose në platforma të tjera bazuar ne SQL)
- Eksperiencë si zhvillues/e BI – e preferuar
- Të jetë familjar me teknologjitë BI (p.sh. Microsoft Power BI, Oracle BI, Power BI, Tableau, ClickView)
- Njohje e mirë SQL queries
- Njohje mbi SQL Analysis Services (SSAS) (e preferuar), SQL Server Reporting Services (SSRS) dhe SQL Server Integration Services (SSIS)
- Njohje mbi menaxhimin e databazës, online analytical processing (OLAP) dhe ETL (Extract, transform, load) framework – apo teknologji analoge me to.
- Mendim kritik dhe i orientuar drejt zgjidhjes së problemeve
- Aftësi për të punuar në grup dhe në mënyrë të pavarur
No Comments