Infosoft Group | ITD shpk kërkon të punësojë: Menaxher Produktesh/Shitjesh në Sektorin Commercial
17654
post-template-default,single,single-post,postid-17654,single-format-standard,ajax_fade,page_not_loaded,,qode-theme-ver-16.6,qode-theme-bridge,wpb-js-composer js-comp-ver-5.5.1,vc_responsive
 

ITD shpk kërkon të punësojë: Menaxher Produktesh/Shitjesh në Sektorin Commercial

ITD shpk kërkon të punësojë: Menaxher Produktesh/Shitjesh në Sektorin Commercial

Të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në dhe dokumentet e tjera që vërtetojnë kualifikimet e tyre në adresën e-mail: humanresources@infosoftgroup.com.al. Detajet e hollësishme lidhur me pozicionin e punës dhe kërkesat për kandidatët i gjeni në postim.


Posti i kërkuar menaxhon një gamë produktesh, për të cilat njeh specifikimet e tyre teknike, konfigurimet standarde, opsionet shtesë, limitet dhe mundësitë për upgrade, njeh konfiguratorët dhe kryen konfigurime speciale, kryen porosinë tek furnitorët dhe kujdeset deri në shitjen e tyre.

Detyrat:

  • Njeh mirë gamën e produkteve që mbulon dhe specifikimet e tyre.
  • Kryen porositë për produkte tek furnitorët. Ndjek statusin e porosisë në sistemin e furnitorit përkatës.
  • Njeh përmbajtjen e kontratave të shitjes me furnitorët e produkteve që mbulon.
  • Ndjek në mënyre aktive shitjen e produkteve në të gjitha kanalet e shitjes të kompanisë.
  • Negocion me firmat korresponduese (furnitorë) mbi çmime speciale, cmime promocion, etj.
  • Analizon kërkesat e tregut dhe jep zgjidhje në mënyrë proaktive.
  • Kryen procesin Pre-Sales dhe Post-Sales për portofolin që mbulon në menyre që të argumentohet zgjidhja e ofruar.

Kualifikimet:

  • Diplomë universitare në degët Informatike Ekonomike, Inxhinieri elektronike ose informatikë. (Pranohen edhe kandidatë që janë diplomuar për shkenca ekzakte, të cilët plotësojnë kërkesat e tjera).
  • Për kandidatët për produkte networking, është e detyrueshme certifikata CCNA (ose të jetë në proces) dhe e preferueshme certifikata CCDA.
  • Të pakten 3 vjet eksperiencë në pozicione pune analoge në kompani private.
  • Njohuri shumë të mira për produktet IT, me specifikisht produkte si: networking, server, storage, software, security, video surveillance.
  • Njohje shumë e mirë e gjuhës angleze (e detyrueshme).
  • Aftësi shumë të mira komunikuese dhe negociuese.

Kualifikime të tjera:

  • Aftësi të mira negociuse dhe prezantuse
  • Aftësi të mira për të gjykuar dhe analizuar situatat në kuadër të biznesit
  • Aftësi për të punuar në ekip
  • Aftësi të mira organizative dhe të menaxhimit të kohës

 

No Comments

Post A Comment