Infosoft Group | Infosoft Systems sh.p.k kërkon të punësojë: Inxhinier Senior/Collaboration
17578
post-template-default,single,single-post,postid-17578,single-format-standard,ajax_fade,page_not_loaded,,qode-theme-ver-16.6,qode-theme-bridge,wpb-js-composer js-comp-ver-5.5.1,vc_responsive
 

Infosoft Systems sh.p.k kërkon të punësojë: Inxhinier Senior/Collaboration

Infosoft Systems sh.p.k kërkon të punësojë: Inxhinier Senior/Collaboration

Të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në dhe dokumentet e tjera që vërtetojnë kualifikimet e tyre në adresën e-mail: humanresources@infosoftgroup.com.al. Detajet e hollësishme lidhur me pozicionin e punës dhe kërkesat për kandidatët i gjeni në postim.

Detyra dhe përgjegjësi:

  • Zbaton zgjidhje teknike në kohë dhe brenda buxhetit te miratuar duke qenë i aftë të angazhohet në të gjitha fazat e projektit.
  • Merr pjesë aktive në përgatitjen dhe dokumentimin e kërkesave funksionale dhe teknike të projekteve dhe specifikimeve të tyre teknike, duke bashkëpunuar me punonjës të ekipeve të tjera teknike nëse është e nevojshme.
  • Identifikon risqe të zhvillimit të projektit/shërbimit dhe i raporton ato te Përgjegjësi i Ekipit Teknik dhe te Manaxheri Projektit.
  • Dizenjon/ krijon specifikimet teknike për projekte me klientë enterprise sipas nevojave dhe kërkesave të biznesit, duke marrë parasysh kompleksitetin, si dhe bashkëpunimin me palët e treta.

Kërkesa për kandidatët:

  • Diplomë Universitare ne Inxhinieri Elektronike, Informatikë apo fusha të ngjashme.
  • Mbi 5 vite eksperiencë pune në këtë profil
  • Njohuri të avancuara në Networking
  • Njohuri të përgjithshme per sistemet e operimit Linux dhe Windows.
  • Njohuri të mirë në “networking” dhe “Core Internet Protocols” si psh: TCP/IP, DNS, SMTP, HTTP dhe routing in distributed networks
  • Eksperiencë në « Unified Communication » technologies (SIP, SCCP, MGCP, H323, T38, Cisco Voice Gateways)
  • Njohuri për zgjidhjet e Cisco si (CUCM, Unity Connection, IM & Presence, Unified Contact Center Express, Cisco Expressway, Cisco Jabber)
  • Eksperiencë në konfigurimin dhe troubleshooting të SBC’s (Session Border Controllers)/ CUBE (Cisco Unified Border Element)
  • Të ketë njohuri për integrimin e “telephony solutions” me Microsoft AD, Exchange (Lync/Skype for business)

Të tjera

  • Njohuri për zgjidhjet Voice recording technologies – e preferueshme
  • Çertifikime CCNA Collaboration ose CCNP Collaboration – e preferueshme
  • Çertifikata për sistemet operative – e preferueshme
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze
  • Aftësi shume të mira për të punuar në grup
No Comments

Post A Comment